BERAT - Kalaja e Beratit mbetet një ndër më të veçantat jo vetëm për vendin tonë, por edhe në rang Ballkani. Ajo është kalaja e vetme në Ballkan ku banohet nga qytetarë të Beratit, që prej themelimit të saj duke gërshetuar vlerat historike të periudhave të ndryshme, por edhe duke i trashëguar ato ndër breza.
Si e tillë ajo çdo ditë e më shumë po tërheq vizitorë të huaj, duke e kthyer në një prej destinacioneve kryesore të turistëve që mbërrijnë në Shqipëri.
Për këtë arsye ka nisur edhe puna për restaurimin e murit të pjesës perëndimore të kalasë, i shkatërruar ndër vite. Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistë të Monumenteve të Kulturës, duke ndërhyrë në pikat kryesore ku dëmtimet janë më të mëdha.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale Kombëtare në Berat, Eugen Kallfani, shprehet se për ruajtjen dhe restaurimin e mureve te kësaj trashëgimie kombëtare është vënë në dispozicion një fond prej 2 milionë e 900 mijë lekë të reja akorduar nga Bashkia e Beratit.
"Bëhet fjalë për murin përendimor të kalasë, eleminohet problematika ringrihet përsëri muri i rrëzuar midis kullave 7 dhe 8 duke e restauruar atë sipas të njëjtës teknikë me atë origjinal nga reshjet e shumta ndër vite ka qenë një problematik e lënë në harresë."- vijoi Kallfani.
Specialistët kanë nisur nga puna, ndërkohë që drejtori Kallfani shprehet se me një bashkëpunim më të mirë mes të gjitha institucioneve dhe vetë banorëve, kalaja e Beratit mund të ofrojë shërbime më të mira.
"Në gjendjen aktuale ne kemi mjaft problematika të cilat nuk mund të fshihen për shkak edhe të një lloj keqpërdorimi të aseteve që ne kemi në dispozicion."-përfundoi Kallfani.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
16.4%
-
Opozitës
17.3%
-
Qytetarëve
66.3%
Vota total: 475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29
-
Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit
5 Gusht, 00:18
-
Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji
4 Gusht, 23:48
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15