Spanja një prej favoriteve është në grupin B së bashku me Portugalinë ku do të kemi derbi iberik dhe Marokun e Iranin. Me fat ka qenë Franca. Transalpinët janë shortuar në grupin C së bashku me Australinë, Perunë dhe Danimarkën.
Tjetër grup interesant është ai D ku është Argjentina e Leo Messit që do ketë një duel interesant me Kroacinë ndërsa dy ekipet e tjera janë Islanda dhe Nigeria. Një tjetër favorite është Brazili dhe në letër amerikano jugorët kanë një grup të lehtë.
Brazili është shortuar në grupin E së bashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë që gjithsesi mbetet një grup interesant për vendin e dytë. Gjermania është në grupin F dhe do të përballet në fazën e grupeve me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut. Anglia është në grupin G dhe do të luajë ndaj Belgjikës, Panamasë dhe Tunizisë.
Dhe grupi I fundit ai H përbëhet nga Polonia, Senegali, Kolumbia dhe Japonia. Ceremonia në Pallatin e Kremlinit ka qenë spektakolare me mbi 1400 të ftuar. Goglat janë tërhequr nga yje të futbollit Botëror ndërsa për Presidentin e FIFA-së Gianni Infantino ky I Rusisë do të jetë Botërori më I mirë në histori. I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe Presidenti rus Vladimir Putin.
Grupi A
Rusi
Arabia Saudite
Egjipt
Uruguai
Grupi B
Portugali
Spanjë
Marok
Iran
Grupi C
Francë
Australi
Peru
Danimarkë
Grupi D
Argjentinë
Islandë
Kroaci
Nigeri
Grupi E
Brazil
Zvicër
Kosta Rika
Serbi
Grupi F
Gjermani
Meksikë
Suedi
Kore e Jugut
Grupi G
Belgjikë
Panama
Tunizi
Angli
Grupi H
Poloni
Senegal
Kolumbi
Japoni
dy,b/shqiptarja.com
