NYON - Hidhet në Nyon të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të UEFA Champions League. Goglat kanë vënë përballë kampionët në fuqi të Real Madrid kundër finalistëve të vitit të kaluar, Juventus. 

Përballje bigësh është edhe derbi anglez Liverpool-Manchester City.  Short i lehtë për Barcelonën që do luajë kundër Romës, të cilët rikthehen në një çerekfinale të Champions pas 10 vitesh. Edhe Bayern Munchen buzëqesh pas shortit pasi goglat i kanë vendosur përballë Seviljes.  

Ndeshjet e para çerekfinale do luhen në 3 – 4 prill. Ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave në datat 10-11 prill. 

perballjet champions

Shorti i 1/4 të Champions League

Sevilla- Bayern Munich 

Juventus- Real Madrid

Liverpool- Man.City

Barcelona - Roma

Shorti i Europa League

Ndërsa në Europa League shorti është treguar bujar me pretedentët duke mos përcaktuar duele të mëdha.

Atletico Madrid do të ketë përballë Sportingun e Lisbonës ndërsa Arsenali do të ndeshjet në çerekfinalet e Europa League me CSKA-në e Moskës. Me fat ishte edhe Lazio që do ndeshet me austriakët e Salzburg ndërsa çifti tjetër është Lajpcig-Marseille.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com