Është hedhur sot në Kolumbi shorti I fazës së grupeve të Kupës së Amerikës ku kampionët në fuqi Brazili kanë qenë me tepër fat, ndërsa ndryshe mund të thuhet për Argjentinën.
Seleçao, që është edhe 5 herë kampionia e botës do të përballet me Kolumbinë, Katarin, Venezuelën, Ekuadorin dhe Perunë, ndërsa Argjentina që bën pjesë në Grupin A do të ketë sfidat e saj me Uruguain, Kilin, Paraguain, Australinë dhe Bolivinë.
Ndërkohë dy skuadrat e ftuara për të marrë pjesë në këtë kompeticion janë Katari dhe Australia.
Komento