Kalendari i plotë/ Hidhet shorti i Superligës për edicionin 2024-25, në javën e parë spikat Partizani - Vllaznia! Ja kur luhen derbet mes Tiranës dhe Partizanit

TIRANË - Në ambientet e "Shtëpisë së Futbollit" në kryeqytet u hodh shorti i Kategorisë Superiore për edicionin 2024-25. Gjithçka nis në datën 18 gusht me sezonin e ri, teksa në javën e parë spikat dueli Partizani - Vllaznia.

Nga Egnatia, Partizani e deri te Bylisi, janë 10 ekipe që do të garojnë në 36 javë kampionat me katër faza. Edhe këtë sezon FSHF do i besojë formatit me "Final 4", ku katër ekipet e renditura të parat në 36 javë kampionat do i drejtohen një mini-turneu, në fund të të cilit do të shpallet skuadra e re kampione. 

Sipas shortit, derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e gjashtë të çdo faze. Kategoria Superiore do të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit dhe kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. Ndërsa faza “Final 4” do të luhet në periudhën 9 - 17 maj 2025.

Skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2024-25 në Superligën e futbollit: Egnatia, Partizani, Skënderbeu, Vllaznia, Tirana, Teuta, Dinamo, Laçi, Elbasani, Bylis

KALENDARI I PLOTË (KLIKO)

Më poshtë ndeshjet e fazës së parë:

Java 1 (18 gusht)

Partizani - Vllaznia

Skënderbeu - AF Elbasani

Teuta - Bylis

Dinamo - Egnatia

Laçi - Tirana

Java 2

Vllaznia - Tirana

Egnatia - Laçi

Bylis - Dinamo

AF Elbasani - Teuta

Partizani - Skënderbeu

Java 3

Skënderbeu - Vllaznia

Teuta - Partizani

Dinamo - AF Elbasani

Laçi - Bylis

Tirana - Egnatia

Java 4

Vllaznia - Egnatia

Bylis - Tirana

AF Elbasani - Laçi

Partizani - Dinamo

Skënderbeu - Teuta

Java 5

Teuta - Vllaznia

Dinamo - Skënderbeu

Laçi - Partizani

Tirana - AF Elbasani

Egnatia - Bylis

Java 6

Vllaznia - Bylis

AF Elbasani - Egnatia

Partizani - Tirana

Skënderbeu - Laçi

Teuta - Dinamo

Java 7

Dinamo - Vllaznia

Laçi - Teuta

Tirana - Skënderbeu

Egnatia - Partizani

Bylis - AF Elbasani

Java 8

Vllaznia - AF Elbasani

Partizani - Bylis

Skënderbeu - Egnatia

Teuta - Tirana

Dinamo - Laçi

Java 9

Laçi - Vllaznia

Tirana - Dinamo

Egnatia - Teuta

Bylis - Skënderbeu

AF Elbasani - Partizani

SHËNIM: Në fazën e dytë janë ndeshjet e kthimit

S.DH/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë