TIRANË- Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.
Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit kryetari i KED është anëtari përfaqësues i Gjykatës së Lartë, ex officio.
Konkretisht anëtarët janë zgjedhur si më poshtë:
Anëtarë nga Kushtetuesja: Marjana Semini dhe Ilir Toska, zëvendësues Marsida Xhaferllari
Anëtar nga Gjykata e Lartë: Sokol Sadushi, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Medi Bici
Anëtarë nga Prokuroria e Përgjithshme: Alma Muça, zëvendësues Thoma Jano
Anëtarë nga Gjykata e Apelit: Fuat Vjerdha dhe Enkela Vlora, zëvendësuese Elvana Çiçolli
Anëtarë nga Prokuroria e Apelit: Irma Balli e Etjen Kapo, zëvendësues Genti Xholi
Anëtar nga Gjykata Administrative:
Nafije Hasko, zëvendësues Bezart Kaçkini.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Të pranishëm në proces ishin Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.
Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e ne vojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi. Ai mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshilli shqyrton dhe i rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme.
Organet e emërtesës, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, emërojnë dhe zgjedhin gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese ndërmjet tre kandidateve të renditur në tri vendet e para nga Këshilli. Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të drejtësisë ndërmjet pesë kandidatëve të renditur në pesë vendet e para nga Këshilli.
Në rastin kur këto organe të emërtesës nuk arrijnë të emërojnë dhe zgjedhin kandidatin, i emëruar në detyrë është kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 11:38
Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?
-
Po
45.4%
-
Jo
43.3%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hidhet në erë kanali i ujit në Zubin-Potok, reagon Tirana zyrtare e opozita: BE t'i heqë sanksionet Kosovës! Rama: Akt sabotazhi! Begaj telefonon Osmanin: Ju mbështesim në hetim
30 Nëntor, 09:49
-
29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!
29 Nëntor, 08:10
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Begaj dekreton ambasadorin e Shqipërisë në Kinë
27 Nëntor, 16:20
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi
25 Nëntor, 14:18
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Data për zgjedhjet 2025/ PD refuzon ftesën e Presidentit: Konsultime farsë! PL: S’pranojmë datën e caktuar nga Balla! Basha: Rëndësi ka standardi (VIDEO)
21 Nëntor, 10:03
-
Përfaqësuesja e SHBA-së takon kreun e Gjykatës së Lartë, i nxit të vijojnë ushtrimin e funksioneve me integritet dhe profesionalizëm
20 Nëntor, 18:22
-
Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model
20 Nëntor, 07:24