Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.
‘Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE’, shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në rrjetet e tij sociale.
Një hap të rëndësishëm e cilësoi Ministri i Jashtëm Igli Hasani, hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
'Një hap tjetër i rëndësishëm sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare BE–Shqipëri në Luksemburg. Hapja e Grup-Kapitullit të Dytë me 9 kapituj – Tregu i Brendshëm është një sinjal i qartë se sa shpejt dhe me sa seriozitet Shqipëria po përkushtohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Tre grup-kapituj. Të hapur dhe duke ecur me ritëm të shpejtë. E dimë që koha është e çmuar, dhe nuk po humbim asnjë sekondë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nuk jemi thjesht në rrugën e duhur. Po shpejtojmë', shkruan ai.
Është zhvilluar këtë të hënë konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu i Brendshëm”. Në tetor të 2024-ës, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.5%
-
Të gabuar
36.9%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 1781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Negociatat/ Ende s’ka vendim për objektivat e ndërmjetëm për Shqipërinë, KE për Report Tv: Ne dorëzuam raport pozitiv, u takon 27 vendeve anëtare të bien dakord
17 Mars, 12:20
-
Paralajmërimi për krizën politike në Kosovë, analisti amerikan: Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?
15 Mars, 14:40
-
Rama dhe Begaj urojnë shqiptarët për Ditën e Verës! Berisha politikë nga Elbasani: S’ka BE pas mbrojtjes që i bënë Ballukut
14 Mars, 13:12
-
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente! Ligjet hyjnë në fuqi nga nesër
14 Mars, 12:57
-
Presidenti Begaj uron Ditën e Verës: Festë që ka mbijetuar përtej shekujve, sjelltë gëzim e optimizëm në çdo familje!
14 Mars, 08:53
-
Takimi i Parisit për luftën në Ukrainë, Macron: Putini gabon nëse beson që lufta në Iran do t'i japë frymëmarrje, Zelensky: Nuk ndihmohet paqja kështu
13 Mars, 15:50
-
Shqipëria premton mbështetje më të fortë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Begaj: Do të jemi një zë i fuqishëm në mbrojtjen tuaj
12 Mars, 14:54
-
Komisionerja Marta Kos: Shqipëria në krye të procesit të anëtarësimit në BE
12 Mars, 12:58
-
Zgjerimi rikthehet në qendër të agjendës së BE-së, Ministri Hoxha: Shqipëria e përgatitur përmes reformave institucionale
12 Mars, 12:18
-
U kritikua nga demokratë e socialistë, Bajram Begaj dekreton emërimin e 26-vjeçares Jeta Kreka si ambasadore në Katar, Bardhyl Kollçaku në NATO
12 Mars, 11:49
-
Lufta me Iranin rrit çmimet e energjisë, BE: S’hiqen sanksionet ndaj Rusisë
11 Mars, 18:19
-
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave
11 Mars, 16:55