TIRANË - Një hidraulik 64-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi rreth orës 10:30 ka rënë nga lartësia gjatë punës në një kantier në Paskuqan 1.
Pasdite policia ka arrestuar 61-vjeçarin me inicialet A.M. me detyrë administrator i firmës nënkontraktore ku ishte i punësuar hidrauliku.
Njoftimi i policisë:
Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente










Shteti te ndryshoje ligjin! Per firmat e mesme dhe te medha duhet te demshperblejne me ligj te demtuarin dhe familjen minimumi 100,000$ !
PërgjigjuPaguj siguracion shoku.se po ngatrroni kekun me byreekun.ste jep firma demshperblim se puno ti pa masa sigurie.gjithashtu dhe sig ste hep demshperblim nese puno pa masa sigurie.shteti jep depshperblim per punonjesit e shtetit te Ren ne krye te detyres per te cilet paguhet sigurimi I jetes .pra siguroni veten qe te perfitoni ne raste fatkeqesie.ky quhet kapitalizem shoku.skame komunizem e nena parti qe mendonte per popullsin qe I bindej.cdo sistem esht I dhjere