Nën moton “Mos ma prek Valbonën” këtë të shtunë do të mbahet një protestë përpara Ministrisë së Energjetikës dhe kryeministrisë nga Shoqata e Akomodimit Valbonë.
Kjo protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Parkun Kombëtarë të Valbonës dhe ndërtimit në mënyrë të pakontrolluar të hidrocentraleve në të gjithë Shqipërinë.
Sipas organizatorëve, protesta do të mbahet ditën e shtunë me datë 25 qershor nga ora 09:00 deri në orën 11:00 tek Ministria e Energjetikës dhe kryeministria.
Kjo është protesta e dytë e organizuar në fushatën për mbrojtjen e Valbonës dhe do ketë fokus kryesor tërheqjen e vëmendjes për mungesën e koherencës së qeverisjes në vend.
Banorët e kësaj zone kundërshtojnë ndërtimin e tre hidrocentraleve për tre arsye kryesore: Aspektin mjedisor, nivelin ekonomik dhe shmangien e legjislacionit shqiptar.
/Shqiptarja.com