Hidrokarburet, s’plotësuan kushtet
u hiqet licenca 40 pikave të shumicës

Hidrokarburet, s’plotësuan kushtet<br />u hiqet licenca 40 pikave të shumicës
Ministria e Energjisë dhe Industrisë i’u ka hequr licencën 40 subjekteve të tregtimit me shumicë të hidrokarbureve.
 
Sipas këtij dikasteri, shkak për këtë është bërë pas inspektimeve të kryera ku ka rezultuar se nuk plotësojnë më kushtin e kapacitetit depozitues.
 
Ai shton se, ky është një detyrim ligjor i përcaktuar nga ligji Nr. 8450 Dt. 24/02/1999 si dhe nuk kanë plotësuar detyrimet e përcaktuara nga VKM 970, dt. 02/12/2015 ashtu sikurse urdhrin e ministrit Nr.6 Dt.09.01.2015.
 
Lista e subjekteve të cilave u është hequr licenca:
 
1. “TEA OIL” SHA
2. “EID DIESEL” SHA
3. “ARGOIL” SHA
4. “ENARVI” SHA
5. “NASAEL” SHA
6. “JUKOIL” SHA
7. “AK TRADE INTERNACIONAL OIL”
8. “ITAL LUBRIFIKANT” SHA
9. “RIRA”SHA
10. “VILOIL” SHA
11. “TEA CONSTRUCTION & PETROL” SHA
12. “RUÇI PETROL “ SHA
13. “I & A INDUSTRI” SHA
14. “OXFORD ALBANIA” SHA
15. “COBIAL” SHA
16. “LM - OIL” SHA
17. “JAMB” SHA
18. “EUROPROGRES” SHA
19. ” BROKA OIL” SHA
20. “MARE OIL” SHA
21. “TEA CONSTRUCTION & PETROL” SHA
22. “BACOGAS- ALBANIA” SHA
23. “SPRING OIL” SHA
24. “2A&F” SHA
25. “EXIMOIL” SHA
26. “ALBANIA MOTOR COMPANY” SHA
27. “ALB TEC OIL” - SHA
28. “ANOIL” SHA
29. “PETROLIMPEX” SHA
30. "SIAL” SHA
31. “TEA COSTRUCTION & PETROL” SHA
32. “ALBATRAS-OIL” SHA
33. “AUTO MASTER” SHA
34. “ACI ENGINERING” SHA
35. “ALBANIAN INTER OIL 10” SHA
36. “SHIGJETARI-B” SHA
37. “K.E.L” SHA
38. “BUNKER ALBANIA“ SHA
39. “YLLI PETROL” SHA
40. “R.B.H. BELINE” SHA

Njoftimi i Plotë

Inspektoriati Shtetëror Teknik e Industrial bën bilancin tre mujorit të parë të punës për vitin 2016 .

Me angazhimin e kryeinspektorit Gazmend Osmani për intensifikimin e inspektimeve në të gjitha subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, për 90 ditë ky institucion ka kryer gjithsej 1618 inspektime.

Pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët e ISHTI, në pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, janë mbajtur aktet përkatëse të bllokimit të isnpektimit, kontrollit, ndalimit apo konstatimit për të gjitha inspektimet. Nga këto inspektime janë mbajtur gjithsej 140 akte konstatimi duke vendosur masën përkatëse të gjobës për subjektet që janë gjendur në shkelje ligjore, mungesë dokumentacioni apo me mungesa të ofrimit të cilësisë së shërbimit.

Sipas të dhënave: Gjatë muajit janar janë kryer gjithsej gjithsej 346 inspektime, ndërsa për 7 është mbajtur akt konstatimi me masë gjobe. Gjatë muajit shkurt mbajtur gjithsej 608 inspektime, ndërsa për 92 janë mbajtur aktet konstatimi me masë gjobe. Gjatë muajit mars janë kryer 724 inspektime ku janë mbajtur gjithsej 41 akte konstatimi dhe 6 urdhër ndalimi. Gjatë muajit janar janë vendosur 3 gjoba për sha për shkak të mungesës së dokumentacionit ligjor e po ashtu po në sha 6 gjoba janë vendosur në muajin mars. Ndërkaq në muajin shkurt është përcaktuar akt konstatimi me gjobë për 7 sha për mungesë cilësie. Kështu nga 140 gjoba 16 gjoba janë vendosur në subjekte sha dhe 124 për subjektet shpk Masa e gjobës ndaj këtyre subjekteve vjen në përputhje me ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ISHTI për periudhën janar mars 2016 ka vjelur gjobat në një vlerë monetare prej 25.608.166 lekë.

Për të njëjtën periudhë të viti të shkuara (janar mars 2015) janë vjelur 340.102 lekë. Po ashtu, në kuadër të bilancit të punës për tre muajt e parë të vitit, ISHTI bën me dije se gjatë muajit janar-mars 2016 janë ndjekur gjithsej 62 proçese gjyqësore, nga të cilat 25 janë në proçes, 29 janë fituar dhe 6 janë humbur dhe kanë nisur proçedurat e ankimimit.

Inspektoriati shtetëror teknik dhe insitustrial do të vijojë kontrollet pa ndërprerje në cdo pikë të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse. Kryeinspektori Gazmend Osmani siguron se do të ndëshkohet në bazë të ligjit çdo shkelës i tij. Nga ana tjetër kryeinspektori siguron për mbështetje të gjitha organet ligjzbatuese për të çuar para drejtësisë cdo shkelës të ligjit që është pjesë e këtij institucioni.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Rezoluta për Srenbrenicën, presidentja sllovene: Mirënjohje shteteve të Ballkanit Perëndimor që e mbështetën, përveç Serbisë

Rezoluta për Srenbrenicën, presidentja sllovene: Mirënjohje shteteve të Ballkanit Perëndimor që e mbështetën, përveç Serbisë