Higuain, entuziast për Realin: Mourinho më beson sërish

Higuain, entuziast për Realin: Mourinho më beson sërish
Reali i Madridit ka shënuar fitore me rezultat bindës në fundjavën që e lamë pas si mysafir i Osasunës, kurse arsye të veçantë për të festuar kishte sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili beson se klubi i tij mundet me qetësi ta presë fundin e kampionatit. Në fitoren 5:1 në Pamplona, Higuain shënoi dy gola, duke arritur në këtë mënyrë në kuotën e 101 golave të shënuar me fanelën e “klubit mbretëror”.

“Jam i lumtur edhe për fitoren, por edhe për faktin që e kam kaluar kufirin e 100 golave të shënuar për Realin. Jam krenar për këtë arritje”, ka thënë argjentinasi. Higuain krahas Kristiano Ronaldos dhe Karim Benzema' ishte pjesë e vijës sulmuese të skuadrës.

“Murinjo më beson sërish, kurse unë arrita ta arsyetoj besim e dhënë në mënyrën më të mirë”, ka shtuar Higuain. Reali aktualisht ka 6 pikë epërsi ndaj Barcelonës, kurse deri në fund të këtij edicioni në Primera Division kanë mbetur të zhvillohen edhe tetë ndeshje.

“Kemi epërsi të madhe dhe duhet të vazhdojmë ta mbajmë deri në fund të edicionit, por jemi të qetë kur mendojmë për titullin, të cilin që të gjithë e duam shumë. Jemi në formë të mirë dhe po mundohemi të japim maksimumin në fushë. Mendoj se mund të jemi të kënaqur me paraqitjet tona”, ka shtuar Higuain. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kanaqur: Rezultat surprizues

'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kanaqur: Rezultat surprizues