Pasi u përfol mbi një kalim të mundshëm tek Chelsea apo tek Milani, Gonzalo Higuain dhe agjenti i tij janë kthyer në Itali për të diskutuar mbi të ardhmen e sulmuesit të Juventus.

Sipas mediave italiane, do të ketë bisedime mbi të ardhmen e Higuian por ai nuk do të largohet nga Torino.

Sipas tyre e vetmja mënyrë për ta bërë argjentinasin të largohet është oferta më e lartë që mund t’i vijë nga një klub tjetër.