Napoli likuidon Lazion me një gol të argjentinasit, Higuain duke mposhtur Berishën me një super gjuajtje në pjesën e parë të ndeshjes.
Lazio tentoi pa fund për të barazuar rezultatin në pjesën e parë dhe të dytë duke e ‘bombarduar’ Napolin, por porta e miqve mbeti e pa prekur deri në fund.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në zonën e Champions League.
Milani pëson tjetër humbje në kampionat, këtë herë jashtë fushe përballë Atalantës me rezultatin 0-1.

Humbja ndërlikon objektivat, teksa Champions League ndodhet ende larg. Fiorentina me vështirësi fitoi me Chievo 1-2, ndërsa spektakël më vete ishte

sfida mes Genoa – Sassuolo, që përfundoi 3-3. Parma e Andi Lilës humbi me Sampdorian 0-2. Juventus fitoi përballë Hellas Veronës me rezultatin 4-0, golat për Juventusin u shënuan nga Tevez dy herë, Pereira, Pogba. Me këtë fitore Juve shkëputet akoma më shumë nga Roma, e cila barazoi me Palermon.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com