Në Itali Juventusi ka siguruar tre pikët e radhës në transfertën e Bergamos pasi ka mposhtur 1-3 Atalantën. Pas pjesës së parë të mbyllur me porta të paprekura dhe një penallti të humbur nga vendasit, në pjesën e dytë Gosens kaloi zikaltërit në avantazh, duke krijuar idenë se në këtë ndeshje nuk do të dilnin pa pikë.
Gjithsesi llogaritë ishin bërë pa Hiaguain i cili me ‘dopietën’ e tij përmbysi shifrat, para se Dybala në minutat shtesë të realizonte goline fitore.
Komento