Hija e Saliut është akoma në gjykata

Hija e Saliut është akoma në gjykata

Sali Berisha

Sërish është shtyrë për “arsye objektive”, seanca në Apelin e Tiranës, e cila do të vendosë kujt i përket “vula dhe selia” e Partisë Demokratike. Ka gjasa që procesi të shtyhet pambarimisht deri në 14 Maj, derisa partia e vetme që pretendon se bën “opozitarizmin në Shqipëri”, të dalë prej zgjedhjeve lokale më e zgërlaqur se kurrë. Por edhe hija e Berishës, duket sikur nuk është larguar nga gjykatat në këtë vend.

Edhe pse Agron Zhukri, i dha të drejtë Berishës, duket se debatet dhe betejat ligjore mbi të drejtën e Kuvendit dhe  vulës së asaj partie, do të vazhdojë gjatë. Presionet dhe paralajmerimet e Berishës ndaj gjyqtarëve, kërcënimet e tij se “ai  gjyqtar i nxitur nga Rama që vendos ti marrë flamurin dhe vulën PD ti bëjë mirë hesapet”, duket se kanë stepur njerëzit e drejtësisë. Ata po shtyjnë pambarimisht vendimin e Apelit, dhe do ta shtyjnë edhe për muaj të tjerë, derisa opozita të futet në zgjedhje me parti të ndarë dhe shkatërruar. Interesi kujt është të futet vendi në zgjedhje pa opozitë? Natyrisht i Berishës, aspak i Ramës.

Ai po e mban peng dhe ka vendosur ta shkatërrojë plotësisht frontin opozitar. Derisa nuk kërkon dhe nuk nxit bashkimin, derisa nuk pranon në tryeza të barabarta njerëzit e Bashës, derisa nuk largon nga mentaliteti drejtimit “Unin dhe Mitin e tij”, bashkimi me krahun kundërshtar mbetet një përpjekje boshe. Por më shqetësuese, mbetet situata në organet e drejtësisë, pasi janë pikërisht gjyqtarët  që akoma nuk e kanë kaluar Vettingun, ose edhe ata që e kanë kaluar, që i tremben hijes së Berishës, akuzave dhe ndonjë veprimi të pamatur të militantëve të asaj partie. Gjithashtu shqetësues mbetet edhe fakti se, Berisha deri sot nuk ka shanse të ketë brënda asaj partie asnjë element ta kundërshtojë, dhe ti tregojë dëmin e madh që po shkakton Partisë Demokratike dhe imazhit të opozitarizmit, kursi i  drejtimit të asaj force politike.

Duke prodhuar negativitete në formën dhe mënyrën se si vendos “gishtin” mbi kundërshtarin politik dhe jo vetëm, apo dhe duke prodhuar imazhe aspak optimiste për të ardhmen e shqiptarëve, Berisha synon të mbajë nën tension jo vetëm partinë e tij, por edhe opinionin publik. Vendimi i Apelit, duhej të ishte dhënë me kohë, qoftë për Berishën apo qoftë edhe për Alibeajn, kjo nuk ka rëndësi. Por shtyrja e qëllimshme e vendimit nga Apeli, është shkaku që çdo shqiptar të mendojë se “drejtësia e molepsur dhe e pafutur ende nën filtrin e Vettingut, po mban peng opozitën reale të këtij vendi”.

Kjo padyshim i jep kohë Berishës dhe grupimit të tij  anarshist, të “kopsisë” kapitullin e fundit të skenarit, për shkatërrimin e plotë të Partisë Demokratike, dhe krejt kampit opozitar në Shqipëri. Pa shembur hijet, nuk mund të shemben kurrë  mitet e tyre.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toma: 20/12/2022 13:26

    Pa dyshim qe hija e tij edhe te vret.

    Përgjigju
  • Ali: 20/12/2022 13:16

    Ndaj ju shoket e partise vazhdoni ti thurni lavdi Rames me gjithe mafien e tij.

    Përgjigju
  • Arjeta: 20/12/2022 13:13

    Pse cfar kujtove ti ka hije te rende sala

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja