Hije dyshimi për vdekjen e aleatit
të Putinit: U vra se ndihmoi FBI-në?

Hije dyshimi për vdekjen e aleatit<br />të Putinit: U vra se ndihmoi FBI-në?
Vdekja nga një sulm në zemër e aleatit të vjetër të Vladimir Putin në një hotel në Uashington ka shkaktuar mjaft spekulime. Një prej tyre është se ai u vra me urdhër të Moskës pasi po ndihmonte FBI-në.
 
Mikhail Lesin, 57 vjeç, u bë e ditur se u gjet i vdekur fundjavën e kaluar në kryeqytetin amerikan. Ai ishte “Svengali” i Putinit duke bërë që presidenti të dashurohej nga populli i tij me anë të kërcënimit të medieve.
 
Vdekja tronditëse ka shkaktuar një falë spekulimesh në Moskë nisur dhe nga raportet e fundit se ai po ndihmonte FBI-në dhe se mund të kemi të bëjmë me një vrasje.
 
Por, ka dhe nga ato spekulimet që thonë se Lesin mund të jetë gjallë dhe se vdekja e tij është sajuar nga autoritetet amerikane. Sipas këtij versioni ai po mbahet i sigurt si dëshmitarë i mbrojtur.
 
Nga edhe nga ata që pretendojnë se Lesin kishte marrë vendimin për t’u larguar nga Rusia për në SHBA për të jetuar në SHBA.
 
Pavarësisht se raporteve nga Rusia për sulm në zemër, policia e Uashingtonit nuk ka bërë të ditur ende shkakun e vdekjes.


I quajtur “Buldozeri”, Lesin ishte një nga njerëzit kyç të marrjes së presidencës nga Putin duke qenë truti i një rrjeti që bëri që shumica e televizioneve dhe gazetave ruse t’i bindeshin Kremlinit.
 
Ai gjithashtu themeloi televizionit Russia Today. Në Moskë ka pretendime se Lesin kur vdiq ishte në borxh.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime