Hiletë për të humbur shpejt peshë

Hiletë për të humbur shpejt peshë
Faktori psikologjik është themelor kur dëshirojmë të dobësohemi. Ekzistojnë disa hile që mund t’iu ndihmojnë të humbisni peshë më shpejt. Le të kuptojmë çdo të thotë të ndërmarrrësh veprimet e duhura.
Vetë vendimi për të mbajtur dietë me qëllimin për të riekulibruar regjimin dhe për të rënë në peshë, është një hap shumë i rëndësishëm e delikat. Duhet kuptuar që ky vendim nuk ka të bëjë thjesht me ‘luftën për të mos ngrënë’, është mbi të gjitha një luftë psikologjike.
Sipas psikologëve ekziston një lidhje midis dobësimit dhe psikikës (gjendjes mendore) së personit që vendos të mbajë dietë për të humbur kilet e tepërta. Realisht, është faktori psikologjik që ndihmon kur duam të dobësohemi në mënyrë korrekte, shpejt e pa pasoja për shëndetin tonë.
Një ekip kërkuesish gjermanë e zviceranë ka realizuar një studim shumë interesant mbi dietat, duke arritur në përfundimin që mund të arrihet një rezultat pozitiv duke shfrytëzuar efektet e ngjyrave në psikën njerëzore. Studimi ka treguar se duke pirë ose ngrënë në gota ose pjata të kuqe i dërgohet trurit një sinjal ‘stop’ në mënyrë të pavetëdijshme e kjo bën që individi të konsumojë 40% më pak ushqim dhe pije. Kjo sepse truri e kodon ngjyrën e kuqe si një sinjal rreziku ose bllokimi.
Të tjera hile psikologjike të provuara që mund të zvogëlojnë oreksin e të ndalojnë impulsin për të ngrënë më shumë seç duhet janë: të hash me dorën e kundërt që je mësuar zakonisht, pra me të djathtën për ata që janë mëngjarashë dhe anasjelltas. Të shpërndahet ushqimi në mënyrë të ekuilibruar, duke vendosur të gjitha pjatat në një (pra, të parë, të dytë e antipasta) dhe duke evituar të ngarkohet tavolina me pjata të tepërta e të tejmbushura. Të lahen dhëmbët pas çdo vakti, kryesor ose jo. Të gjitha këto veprime i komunikojnë trurit që jemi të ngopur dhe që duhet të ndalojmë së ngrëni.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza