Kur Partia Demokratike dorëzoi listat zyrtare në KQZ, në dokumentin përkatës disa nga kandidatët e saj të listës së mbyllur figurojnë të regjistruar si përfaqësues të partive aleate.
Emrat e përfshirë në skandal
Denisa Vata: Kryetare e degës së PD-së në Mat, qarku Dibër. Regjistruar si kandidate e Partisë Lëvizja Legalitetit (PLL).
Klevis Balliu: Shef Organizimi në PD dhe drejtues politik në Njësinë 3 në Tiranë. Regjistruar si kandidat i Frymës së Re Demokratike (FRD).
Besart Xhaferri: Kryetar i FRPD-së. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat (PBDK) në Tiranë

Greta Bardeli: Deputete aktuale e PD-së. Regjistruar si kandidate e Partisë Demokristiane (PDK) e Nard Ndokës në Shkodër
Atird Hoxha: Kryetar i degës së PD-së në Vlorë. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar (PBK).
Arben Ristani është regjistruar si kandidat i PBDNJ-së në Gjirokastër.
Andia Ulliri - Është regjistruar si kandidate e PDIU në qarkun e Durrësit
Ismail Uka është regjistruar si kandidat i PLL në qarkun e Dibrës
Arjan Hoxha është regjistruar si kandidat i PBK në qarkun e Kamzës
Qani Xhafa është regjistruar si kandidat i PR në qarkun e Elbasanit
Atird Hoxha është regjistruar si kandidat i PBK në qarkun e Vlorës
Alma Kore është regjistruar si kandidat i PBKD në qarkun e Gjirokastrës
Kush është qëllimi i skemës?
Këta kandidatë janë përfaqësues të PD-së: Greta Bardeli është deputete aktuale, Besart Xhaferri kryeson Forumin Rinor të partisë, ndërsa Klevis Balliu ka dalë nga primaret dhe është drejtues politik në Njësinë 4 të PD-së.
Manovra ka për qëllim përfitimin e fondeve publike të alokuara për partitë parlamentare. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe këta individë do jenë deputetë, partitë që ata përfaqësojnë formalisht do të përfitojnë automatikisht fonde nga buxheti i qeverisë për partitë parlamentare.
E njëjta praktikë u ndjek edhe nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 2021, përshembull Andia Ulliri u regjistrua si e partisë së Legalitetit
Veprimi cilësohet si një mënyrë e papranueshme dhe manipulative për të marrë fonde publike në favor të partive të vogla joaktive, duke përdorur kandidatët e PD-së si mekanizëm për të arritur këtë qëllim.
Foto: Lista e kandidatëve që PD dorëzoi në KQZ
Foto: Nga e majta në të djathtë: Denisa Vata, Greta Bardeli, Klevis Balliu, Besart Xhaferri
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
S.G/r.k./Shqiptarja.comKomente

