Hillary Clinton fiton në Karolinën e
jugut, analistët: Siguri për zonjën 

Hillary Clinton fiton në Karolinën e<br />jugut, analistët: Siguri për zonjën 
Hillary Clinton ka siguruar një fitore e madhe mbi Bernie Sanders në shtetin e Carolinës së Jugut, një shtet i rëndësishëm në garën për të qenë kandidati demokrat për president. 

Fitorja e Klinton pritej gjerësisht, por ajo i jep vrull para super të martës, ku votohet 11 shtete. Sanders përgëzoi Klintonin, por tha se fushata ishte vetëm në fillim. Klinton në këtë shtet udhëheq me gati 50 pikë më shumë.

Kjo është fitorja e tretë e Klinton në katër gara, pas fitoreve në Ioëa dhe Nevada. Ajo humbi ndaj Sanders në Neë Hampshire.Tetë vjet më parë, ajo ka humbur votimin primar në Karolinën e Jugut kundër presidentit amerikan Barack Obama, i cili u bë president.

Analistët thonë se, fitorja në këtë shtet e kthen Clinton në figurën kryesore mes votuesve me ngjyrë, një seksion ky i veçantë për elektoratin demokrat, si dhe në një pozitë të favorshme në garat e së martës. 

Në anën e republikanëve, edhe miliarderi Donald Trump po fiton shumë pikë nga kandidatët e tjerë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë