Hillary Clinton gjen fajtorin
për humbjen në zgjedhje

Hillary Clinton gjen fajtorin<br />për humbjen në zgjedhje
SHBA - Hillary Clinton ka fajësuar drejtorin e FBI-së, James Comey për humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Clinton, njoftimi vetëm pak nga dita e zgjedhjeve i James Comeyt, për rihapjen e një hetimi nga FBI mbi përdorimin e serverit privat të “e-mail”-eve, teksa ishte Sekretare Shteti, i dha një goditje momentit kulminant të fushatës.

Ish-kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë i bëri këto deklarata me donatorë të lartë të partisë në një bisedë telefonike, e cila u zbulua nga mediat.

Ndërkohë, protesta të shumta po vijojnë kundër fitores së rivalit të saj, Donald Trump.

 Në Nju Jork, rreth 2.000 marshues iu drejtuan kullës “Trump”, aty ku presidenti i zgjedhur jeton aktualisht, duke thirrur në kor “Ti nuk je presidenti im”.

Aktivistë kundër Trumpit kanë zhvilluar protesta të përditshme në qytete të ndryshme amerikane, që prej konfirmimit të fitores së tij zgjedhore ditën e mërkurë.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe