Hillary Clinton “rreh bashkëshortin
Bill dhe terrorizon stafin e saj”

Hillary Clinton “rreh bashkëshortin<br />Bill dhe terrorizon stafin e saj”
Hillary Clinton ka ndërtuar reputacionin e një kundërshtareje të fuqishme politike në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Por një libër i ri pohon se nuk janë vetëm republikanët që frikësohen nga ish Zonja e Parë.

Pavarësisht përpjekjeve të Hillarit për të shfaqur anën e saj të butë në zgjedhjet presidenciale, këshilltari politik Roger Stone shkruan në librin e tij “The Clintons' War On Women”, se kandidatja demokrate është prirur nga shpërthime të dhunshme ndaj burrit të saj duke terrorizuar stafin dhe agjentët e shërbimeve sekrete.
 
Por Hillary nuk ka pranuar që t’u përgjigjet për këtë koment, raporton Daily Mail.
 
Në Librin “The Clintons' War On Women”, thuhet se ajo ka rrahur Billin, e ka goditur atë me mjete të forta duke e gjakosur, raporton  New York Daily News. Megjithatë libri përmban teori konspiracioni mbi kohën kur Bill Clinton ishte guvernator në Arkansas.
 
Sipas Stone historia e abuzimeve të dhunshme të Hillary' është e gjatë dhe tashmë e dokumentuar.



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene