SHBA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton rifilloi punën zyrtare të hënën. Në axhendën e javës është planifikuar që Zonja Klinton të takohet me ambasadorët e Irlandës dhe Afrikës së Jugut, dhe me presidentin afgan Hamid Karzai.

Stafi i saj në shenjë mirseardhje i ka dhuruar një përkrenare futbolli amerikan dhe një bluzë me numrin 112 mbi të, duke pasqyruar numrin e vendeve që ajo ka vizituar si Sekretare e Shtetit. Pothuajse për një muaj zonja Klinton ka pasur disa shqetësime shëndetsore duke përfshirë një virus në stomak dhe një mpiksje gjaku në kokë.

Mjekët e saj kanë thënë se ajo do të shërohet plotësisht. Gjatë ditës së parë të punës ajo pati takim me dyert të mbyllura me ndihmës sekretarët e shtetit dhe sot pritet të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes Leon Panetta dhe Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Tom Donilon.

Gjithashtu në axhendën e javës është planifikuar që Zonja Klinton të takohet me ambasadorët e Irlandës dhe Afrikës së Jugut, dhe me presidentin afgan Hamid Karzai. Zonja Klinton pritet të japë dorëheqjen në javët e ardhshme. Ndërkohë Presidenti Barack Obama ka zgjedhur senatorin John Kerry, si kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë për të pasuar atë.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)