Himara e Re, Kokëdhima inspekton
punimet në bregdetin e Dhërmiut

Himara e Re, Kokëdhima inspekton<br />punimet në bregdetin e Dhërmiut
HIMARE- Në kulmin e sezonit turistik veror, përmirësimi i infrastrukturës dhe krijimi i kushteve optimale të rendit dhe sigurisë për qytetarët vendas dhe të huaj janë kryefjala e ditës.  

Në kuadër të masave të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e zonave bregdetare, deputeti i Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim në Dhërmi, në Bashkinë e Himarës. Të pranishëm në tryezën e këtij takimi ishin Kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e Partisë Socialiste, si dhe kryepleqtë e fshatrave të zonës.  

Në qendër të diskutimit të sotëm ishin problematikat me të cilat përballet zona e Himarës, pas ndarjes së re territoriale. Po ashtu, u diskutuan edhe çështje të tjera me rëndësi për zonën, si rendi dhe policia, turizmi dhe pronat e ndërtimet në bregdet, probleme këto që kërkojnë trajtim të veçantë për shkak keqmenaxhimit nga qeveria e mëparshme.  

Në vijim të aktivitetit të sotëm, deputeti Kokëdhima ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në terren, së bashku me Kryeministrin Rama dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare. 

Me ndarjen e re territoriale-administrative të propozuar nga qeveria dhe të miratuar në 31 korrik në Parlament, Himara është një zonë që merr vëmendje të veçantë, përsa u përket projekteve që synojnë shfrytëzimin e kapaciteteve të zonës. Ndarja e re premton një zhvillim me ritme më të shpejta dhe rehabilitim të Himarës përmes projekteve që premtojnë t'i ndryshojnë fytyrën gjithë vijës bregdetare të jugut. 

Më herët gjatë së premtes, Kryeministri ka njoftuar në rrjetet sociale çeljen e një konkursi për projektin e zhvillimit të bregdetit nga Himara në Sarandë. 
rama kokedhima

Ndërkaq këtë aktivitet deputeti socialist e ka pasqyruar edhe në faqen e tij në rrjetin social "Facebook".
koco ne dhermi


Marrë nga "Shekulli Online"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon

Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon