Sipas tij dhënia e titujve të pronësisë u jep ,mundësi qytetarëve që të mbrojnë në rrugë gjyqësore pronën dhe u siguron edhe dëmshpërblimet.
Ministri i jashtëm grek tha se objektet që u shembën paraditen e të martës në Himarë nuk kishin tituj pronësie. “Në thelb, ishin prona pa pronarë, që pronarët e tyre nuk kishin kërkuar mbrojtje në rrugë gjyqësore”.
Sipas Kotzias garantimi i të drejtës së pronës për minoritetin është një nga pesë kushtet që i janë vënë Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.
“Ne nuk mund të ndalojmë urbanizimin e një vendi të tretë. Ne duam që e drejta e pronës, veçanërisht për minoritetin, të mbrohet”, përfundoi ministri i jashtëm grek.
Ministri i jashtëm grek, ka përmendur edhe shembjen e pikës së karburantit, si i vetmi objekt me titull pronësie. “Për atë janë zhvilluar bisedime me Ministrin dhe zëvendësministrin e Energjitikës dje pasdite që t'i jepet leje për ta hapur në vend tjetër. Ne shpresojmë dhe do këmbëngulim që ky premtim të mbahet”, tha Kotzias.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

titujt e pronësisë minoritarëve





