Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro në një deklaratë për media ka thënë se debatet rreth çështjes së aksionit të IKM-së në Himarë janë tërësisht politike. Sipas tij, projekti është miratuar unanimisht nga këshilltarët bashkiak, edhe ata të djathtë apo të PBDNJ-se. Ndaj akuzat politike të kampit blu mbeten vetëm të tilla, tha ai. Edhe Athina zyrtare pasi është njohur me projektin në detaje i ka zbutur tonet theksoi Goro.
“Kur hyn politika në lojë pengohet zhvillimi dhe rritet tensioni. Edhe vendimi në Këshill është marrë unanim edhe anëtarët e PBDNJ dhe PD kanë qenë dakord me zhvillimin e projektit në bashkinë e Himarës dhe sidomos qendrës. Edhe Athina po ndryshon mendim, se gjërat janë qartësuar, e kupton se është në interes të banorëve” tha ai.
Sa i përket vijimit të procesit me shembjen e objekteve, Goro tha se pritet vendimi i gjykatës Administrative, pasi 12 objekte janë nën proces gjyqësor. Vendimi i gjykatës për pezullim të veprimeve është apeluar nga INUV. “Ajo që po ndodh është një investim i qeverisë për rivitalizimin e qendrave. Janë kryer procedurat dhe shpronësimet dhe tani duhet të bëhen punimet” tha ai.
Jo me larg se dje, banorët e Himarës kanë zhvilluar një fazë të fundit konsultimi me bashkinë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre për shpronësim edhe të truallit,për të cilin jo të gjithë janë të pajisur me dokumente pronësie. Problemi i pronave ne bregdet mbetet i pazgjidhur qysh nga viti 1994.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.8%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 2872
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë
4 Gusht, 09:59
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Celibashi: Procesi vijon normalisht në të 36 qendrat e votimit, asnjë problematikë
4 Gusht, 09:43
-
Zgjedhjet në Himarë/ 1200 qytetarë votuan deri në orën 09:00! Ja parashikimi i Zaloshnjes për pjesëmarrjen
4 Gusht, 09:40
-
Paris 2024/ Sot është dita e saj në Olimpiadë, Luiza Gega: Dua të arrij finalen
4 Gusht, 09:36
-
Duart e Putinit në federatën e boksit, me paratë e oligarkut të dënuar Kremlev
4 Gusht, 09:31
-
Zgjedhjet në Himarë/ Fluks dhe në Kapshticë të Korçës, por jo të organizuar
4 Gusht, 09:19
-
VIDEOLAJM/ Zgjedhjet në Himarë, djali i Fredi Belerit pranë një QV si vëzhgues
4 Gusht, 09:14
-
Shifrat që tregojnë se turizmi s'njeh pikiatë, më shumë 1 mln hyrje në “Nënë Tereza” për Korrikun! Rama: Më shumë edhe se për gjithë vitin 2013 (Video)
4 Gusht, 09:02
-
Media britanike 'Wanderlust': Nëntë vendet më të mira për të eksploruar në Shqipëri
4 Gusht, 08:59
-
Himarë fshat, 100 votues me kartë identiteti të skaduar kthehen mbrapsht! Qytetarja: S'mund të më hiqet e drejta e votës! Bollano: S'e lejon ligji
4 Gusht, 08:41
-
SKEDA/ Fredi Beleri që 'tronditi' Himarën, nga arrestimi për shitblerje votash një vend në Parlamentin Europian në Strasburg
4 Gusht, 08:23
-
Konispol/ Zjarr në malin e Saraqinit (VIDEO)
4 Gusht, 08:22