Himara, mirësevini në parajsë!

Himara, mirësevini në parajsë!
Dhe për ta shndërruar në një festë të vërtetë, bashkia e Himarës ka hartuar një program të detajuar që do të joshte këdo që kësaj fundjave të mos mendonte për asnjë udhëtim tjetër veç destinacionit jugor.
Dita e shtunë do të ndezë qytetin me një atmosferë këngësh, ku për të festuar do të jenë të pranishëm këngëtarët Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Nrg Band, Klandi Haruni dhe Andy Gramm.
Të dielën skena hapet për Vëllezërit Korçarë, ndërsa për fansat e sporteve të ndyshme do të ofrohen zhytje, ngjitje në mal, dhe fluturime me parashutë.
Nuk do të mungojnë animacionet e larmishme dhe në fund, por jo e fundit për nga rëndësia nuk do të mungojë ushqimi tradicional, natyrisht me bazë peshku. Kapakun kësaj ftese të florinjtë ia vë një ofertë e pazakontë: akomodim falas për të gjithë për datën 12 maj.
Qëllimi i vetëm i të gjithë kësaj është një: Të gjithë qytetarët ta zgjedhin Himarën si vendin ideal për pushimet e tyre të paharrueshme.
Aktiviteti do tu japë mundësinë edhe banorëve që të bashkohen dhe të promovojnë vlerat e qytetit të tyre, me kulturën, traditat, ushqimin tradicional etj.
Himara është një nga vendet më atraktive për turizmin shqiptar e të huaj. Bashkia e Himarës përfshin zonat e Dhërmi, Pilur, Kudhës, Qeparo, Vuno, Ilias dhe Palasës, vende këto që spikasin gjatë sezonit veror për fluksin e lartë të turistëve të cilët e kanë si “Perla e Jonit” , “Lule e Vilajetit” apo “Shtëpia Jonë e përbashkët”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare