Himara vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend gjatë këtij sezoni veror.

Vizitorë nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur bregdetin e Himarës për të kaluar pushimet, të tërhequr nga plazhet, ujërat e kristalta dhe bukuritë natyrore të zonës.

Sipas operatorëve turistikë, fluksi i turistëve është shumë i lartë dhe njësitë akomoduese janë pothuajse të ezauruara. Rezervimet kanë arritur në rreth 100%, ndërsa kërkesat për akomodim vijojnë të jenë të larta, veçanërisht gjatë fundjavave dhe në kulmin e sezonit.

Operatorët e turizmit shprehen se këtë vit vihet re një rritje e numrit të turistëve të huaj, ç’ka konfirmon Himarën si një nga destinacionet kryesore të rivierës shqiptare.