Himara proteston kundër planit
urban: Mos na prishni shtëpitë

Himara proteston kundër planit<br />urban: Mos na prishni shtëpitë
HIMARE - Banorë të Himarës zhvilluan mesditën e sotme një protestë për të kundërshtuar projektin urbanistik të Bashkisë, që parashikon edhe shembjen e 19 banesave. Banorët u shprehën të vendosur për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre. 

Mësohet se gjatë protestës, një pjesë e banorëve folën në gjuhën greke, ndërsa himarjotëve iu bashkuan edhe banorë nga Dukati, Tragjasi dhe Myzeqeja e Vlorës.  

Sot ishte afati i fundit  që IKMT-ja u kishte dhënë këtyre qytetarëve për lirimin e banesave, por deri në mesditë punonjësit e IKMT-së nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për shembjen e shtëpive. 

Një ditë më parë, edhe Athina zyrtare shprehu shqetësim për planin urbanistik në Himarë, duke e cilësuar të papranueshme shembjen e banesave të minoritarëve grekë në Shqipëri.

Përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit, Ministrja e Jashtme greke e quan të papranueshme këtë veprim, ndërsa paralajmëron Tiranën Zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për çeljen e negociatave.

Po ndjekim me shqetësim të madh atë që po ndodh në Himarë, ku informohemi se 19 familjeve të minoritetit grek u është dhënë 5 ditë afat që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi do të shemben. Autoritetet shqiptare duhet të veprojnë për të anuluar shembjet e banesave. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve pavarësisht kombësisë dhe origjinës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.
 
Shembja e disa banesave në Himarë është parashikuar në kuadër të zbatimit të planit rregullues të Bashkisë së Himarës, për rikonceptimin e vijës bregdetare, e cila nis nga shëtitorja tashmë e përfunduar. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK