Himarë, 40 efektivë nisen drejt Porto Palermos për të shuar flakët

Himarë, 40 efektivë nisen drejt Porto Palermos për të shuar flakët

Rreth 40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.

 Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri.

Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi paralajmëron se përpara ligjit do të vendoset çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.

“Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare” shkruan Peleshi në një postim në facebook.


Lajmi kryesor:

Himarë, vijon që prej pasdites së djeshme zjarri në kodrat e Pilurit dhe Qeparosë! Flakët drejt shuarjes, në ndihmë vjen edhe një helikopter


S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës