HIMARE - Për rreth tre orë, ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro, të shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gjergji Goro dëgjuan shqetësimet e banorëve të Himarës, të cilët preken nga zbatimi i projektit të bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit. Në përfundim të takimit, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria do nisë punën në terren pasi të gjithë banorët e prekur të pajisen me certifikata pronësie.
“Skema e shpronësimit do të vijojë dhe ka funksionuar në lidhje me projektin. Ka pretendime për tokën ku kalon projekti dhe ne do t’i ndihmojmë njerëzit që të marrin certifikatën e pronësisë. Qeveria është e vendosur që projekti të vazhdojë dhe njëkohësisht banorët e prekur do të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi. Banorët e panë këtë si shumë pozitive. Është një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës që ndikon në të gjithë komunitetin. Komuniteti himarjot do përfitojë më shumë nga investimet që do bëjë qeveria. Pas identifikimit të problemeve në takimin e fundit, do nisë zbatimi i projektit. Bëhet fjalë për projekt që i shërben të gjithë komunitetit”, u shpreh Gjiknuri.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OMONIA-s, Fredi Beleri u shpreh se projekti synon të shembë pronat e minoritarëve grekë duke e cilësuar këtë si politikë diskriminuese. Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti, ndërsa banorët e kanë kontestuar me pretendimin se nuk do dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Gjithashtu, një pjesë e ndërtesave kanë edhe probleme me pronësinë e pretenduar nga disa persona gjë ecila zvarrin edhe më shumë zgjidhjen.
Zemërimin e tyre banorët e kanë shprehur edhe sot kur kanë pritur me protesta ministrin Gjiknuri. Megjithatë, takimi i sotëm pritej të konkretizohej me një marrëveshje konkrete, siç edhe paralajmëroi javën e kaluar ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, por ky proces parashikohet të marrë sërish kohë.
[gallery]24163[/gallery]

(Gjiknuri pritet me protesta nga banorët)
/Shqiptarja.com

VIDEO