Në orët e parë të mëngjesit të sotëm, forcat zjarrfikëse në Himarë kanë shpëtuar 4 turistë të bllokuar në malin e Palikonjës në Himarë. Kërkimet kanë zgjatur rreth 9 orë.
Mësohet se bëhet fjalë për 4 turistë anglezë dhe italianë që kishin mbetur të bllokuar në mal që prej orëve të mesnatës. Njëri prej tyre është plagosur në kokë si pasojë e rrëzimit dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Pas kontrollit mjekësor fatmirësisht gjendja e turistëve paraqitet e mirë dhe të gjithë ndodhen në vendin ku ishin akomoduar.
Po tallin trapin me ne.
Përgjigju