1619087888_AA1BE13AA56D4861A7B77A86AFAF9728large696x464.jpeg

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeplakut të Lukovës i kanë dëmtuar  automjetin e tij, duke i çarë gomat e makinës dhe duke shkruar 'voto PD'.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin J. GJ., 60 vjeç, pasi dyshohet se në datën 21.04.2021, ka dëmtuar gomat e një automjeti, si dhe ka shkruar në të mbishkrime më përmbajtje politike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme", ka njoftuar policia.