U shoqërua me disa minuta tensione nisja e mbledhjes së këshillit të bashkisë Himarë ku pritet të bëhet konstituimi. Mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm mbështetësit e Belerit.
Ndërkohë kanë mbërritur i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës. E pranishme dhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule.
Mbështetësit e Belerit thonë se ai duhej të ishte liruar dhe të ishte në sallë për të bërë betimin.
Lajmi kryesor:
Fredi Beleri në burg, konstituohet këshilli bashkiak i Himarës, e drejton PS! Ambasadorja greke: Nëse s'lejohet të kryejë detyrën, regres për shtetin e së drejtës
