Një makinë është djegur në Qafën e Vishës në Himarë. Makina me targa AB 413 AM ishte në ecje teksa u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua krejtësisht.

Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe u bë i mundur shuarja e flakëve.

Foto nga vendi i ngjarjes, makina e përfshirë nga zjarri