Policia ka shoqëruar 16-vjeçarin dhe po punohet për zbardhejn e motiveve që çuan në plagosjen e 17-vjeçarit.Sakaq, në vendin e ngjarjes është sekuestruar dhe thika me anë të së cilës i riu plagosi bashkëmoshatarin e tij.
Njoftimi i plotë i policise në lidhje me ngjarjen:
Borsh-Himarë
Informacion paraprak
Më datë 02.11.2017, Salla Operative Himarë është njoftuar se në fshatin Borsh, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me mjete të ftohta prerëse, dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar njëri prej tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak kanë rezultuar se në vendin e quajtur ''Në Ferëm Borsh'', gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.Z., 16 vjeç, ka goditur me mjete të ftohta prerëse shtetasin D.Z., 16 vjeç, ka goditur, i cili ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar nga vendi i ngjarjes mjetin prerës (thikë).
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin D.Z., dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
