Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës që u zhvillua këtë të enjte është shoqëruar me debate dhe konflikt fizik. Banorët e lagjes Spille kishin shkuar për të parashtruar ankesën e tyre në Këshill për planin e ri urbanistik dhe cenimin e pronave të tyre nga një fshat turistik, por janë hasur me dhunën e disa personave. Sipas dëshmitarëve, agresorët nuk ishin të zonës por të ardhur nga Tirana. Për këtë ngjarje edhe policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar dy persona, një nga Himara dhe një tjetër nga Tirana.

(Manol Zoto, i dhunuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës)
Ndërkohë dëshmitarët e pranishëm në sallën e mbledhjes së këshillit Bashkiak rrëfejnë incidentin dhe kërcënimet e personave që ushtruan dhunë. Manol Zoto deshimtar i ngjarjeve deklaron se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishin të gjithë pjesëtarët e lagjes Spille, nga fiset Zotaj, Neranxaj, Konomi,Milo etj. Ai shprehet se në fund të mbledhjes iu dha e drejta e fjalës për të shprehur shqetësimin, Por në këtë moment, sipas Manol Zotos, tek dera shfaqen tre katër persona nga Tirana dhe nisën të godisnin ata që ishin tek dera, mes tyre një të moshuar dhe një djal të ri.
“U futëm për ti ndarë ata dhe u bë një rrëmujë e madhe”- rrëfen Zoto.
Në këtë moment, shprehet dëshmitari, njëri nga personat që ushtroi dhunë shante dhe thoshte se e ka me Nikollaq Neranxin.
Sipas dëshmitarëve personat që ushtruan dhunë kishin shkuar për të dhunuar Neranxin, i cili në ato moment ishte në Tiranë dhe jo në Himarë. Banorët e Himarës ngrenë shqetësimin për planin urbanistik pasi pronat e tyre cenohen nga ky projekt. Ndërkohë për këtë incident ka reaguar edhe PBDNJ, e cila deklaron se kryebashkiaku Goro po u grabit pronat qytetarëve himarjot dhe po i dhunon.
Shkak i përplasjes fizike mendohet të ketë qenë projektvendimi i Bashkisë së Himarës për pronat. Kjo nisur edhe nga një peticion i banorëve të Himarës drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe përfaqësuesve diplomatikë në vendin tonë, ku shprehin shqetësimin e tyre se po u grabiten pronat.
Peticioni i banorëve të Himarës
Banorët e Himarës iu drejtohen institucioneve: “Duan të na rrëzojnë shtëpitë dhe të na përzënë nga prona shekullore e familjeve tona! Na ndihmoni!”
"Letër nga banorët e Himarës drejtuar Kryeministrit Rama,
Kryetarit teëKuvendit Meta,
Kryetarit të opozitës Basha,
Ambasadave dhe shumë institucioneve të tjera të Shqipërisë.
Ne banorët e Himarës që jetojmë në zonën historike të Spilesë, jemi këtu brez pas brezi në shtëpitë dhe pronat tona qindra vjeçare të cilat rrëfejnë lashtësinë e tyre, historinë e këtij vendi. U gëzuam shumë kur u vendos të shpallej zonë historike Himara duke menduar se edhe Kryeministri e donte këtë zonë dhe historinë e saj. Por kur mësuam se mbrapa krahëve tona (si na u prezantua nga Bashkia, në takimin e datës 16/06/2016 Plani Rregullues i Himarës) se Kryeministri ka vendosur të na shkatërrojë shtëpitë dhe të na grabisë pronat, u trishtuam shumë.
Ato shtëpi dhe ato prona ku ne jetojmë dhe nxjerrim bukën e gojës i kemi trashëguar nga të parët tanë në shekuj dhe duam tua trashëgojmë pasardhësve tanë. Me ato shtëpi dhe ato prona nuk bëjmë asnjë lloj pazari, sepse emri i një fisi të madh nuk nxirret në pazar.
Po ju bëjmë me dije që të na ndihmoni të ndalohet kjo çmenduri. Nuk do të lejojmë askënd që të prekë shtëpitë dhe pronat tona. Do ta mirëkuptonim Kryeministrin nëse, qofte dhe me paratë tona, të restauronim ndërtesat e vjetra apo t’i kthenim në identitet ato të cilat në këto vite kishin pësuar ndërhyrje.
Më poshtë keni emrat dhe firmat e banorëve.
Shpresojmë në ndihmën tuaj për të ruajtur këtë trashëgimi kulturore për brezat që do të vijnë.
Me respekt
Banorët e Spilesë, Himarë

(Peticioni i banorëve të Himarës drejtuar krerëve të shtetit)
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com