Himarë/ Shiste kokainë në dyqanin ku ishte punësuar në mënyrë të paligjshme, arrestohet 33-vjeçari! Nën hetim pronari i tij

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Himarës pasi në dyqanin "Tabacchino" ku ai ishte i punësuar, shiste kokainë. Për pasojë është vënë nën hetim edhe pronari i dyqanit.

Pas kontrollit fizik që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj 33-vjeçarit, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në një dyqan "Tabacchino" në pronësi të një 53-vjeçari , u zbulua kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Për pasojë është arrestuar Florin GJoka, 33 vjeç, banues në Dhërmi, ndërsa për pronarin e dyqanit ku i arrestuari shiste kokainë nisi hetimi në gjendje të lirë.

A. A., 53 vjeç, banues në Dhërmi u vu nën hetim pasi kishte punësuar në mënyrë të paligjshme të riun.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

 

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin