Një 17- vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Dhërmi, pasi në u kap në flagrancë duke vjedhur.
Arrestimi i 17- vjeçarit R.Dh, është bërë në vendin e quajtur “Perivoll”, pasi në shazllonin ku ai po qëndronte i janë gjetur 2 telefona të llojit “Iphone”, një orë “Calvin Klei” dhe një portofol.
Sendet e gjetura në shazllonin e të riut, i përkisnin një 18- vjeçari nga Kosova.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e 17- vjeçarit është gjetur edhe një sasi kanabis prej 101 gramë.
Materialet për këtë rasti i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale, “Vjedhja” dhe “ Përdorimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:
Më datë 08.08.2017, Strukturat e Policisë Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur ''Perivoll'', në fshatin Dhërmi, kanë bërë të mundur kapjan dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
- R.Dh., 17 vjeç, banues në Durrës.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi dyshohej se ky shtetas kryente vjedhje të sendeve personale të pushuesve në plazh.
Gjatë kontrollit që kanë ushtruar nga policia në shazllonin ku ky shtetas po qëndronte, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
• 2 aparate celular “iphone” ; 1 orë dore e markës ''Calvin Klein'' dhe 1 portofol, të cilat i përkisnin shtetasit A.Rr., 18 vjeç, banues në Kosovë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga policia i është gjendur edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë prej 101 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale ''Vjedhja'', dhe ''Prodhim dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 134 dhe 283/1 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com