HIMARË- Zjarri që ka rënë në kodrat e Palasës vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Flakët janë përhapur sërish ditën e sotme pasi favorizohen nga era.

Ndërkohë, në terren janë zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre për shuarjen e zjarrit janë bashkuar dhe zjarrfikësit e zonave të mbrojtura, si edhe ushtarë.

Vatra e zjarrit është aktivizuar para tre ditësh në “Zonën e Mbrojtur” Karaburun, poshtë antenës, Palasë, Himarë. Dje u bë ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve, por ende nuk është bërë e mundur. Dyshohet se zjarri është shkaktuar pasi ka pasur shkëndija dhe rrufe në këtë zonë. Flakët duken se janë shumë pranë detit, ku gjatë muajit gusht ka mbipopullim nga pushuesit e huaj dhe vendas.