‘Himn për veten’, ekspozitë dhe shfaqje në FemFest! Niku Alex Muçaj në ‘Bazament art space’! Grupi muzikor ‘Le Rivoltelle’, në Bylis gratë këndojnë për gratë

Organizohet sot në orën 12.00 në institutin “Issat” në Tiranë një takim mbi  “Jetën dhe Përjetësinë e Letërsisë” së veprës së Ismail Kadaresë.

Festivali FemFest vijon sot me një sërë aktivitetesh. Në orën 17.00 çelet në ArTurbina ekspozita “Himn për veten” me autore artistet Iris Canaj, Xhemazie Rizvani dhe Alba Loxha.

Në 18.30 në Teatrin Eksperimental luhet shfaqja “Nasty beauty”  me autore Uresa Ahmetin dhe regji nga Agnes Nokshiqi dhe Arlinda Morina.

Marie Curie dhe Hertha Ayrton, guximi i dy grave mike shkencëtare, dhe përkushtimi për t’ia dalë mbanë pavarësisht paragjykimeve vijon sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë përmes pjesës  “Gjysmë-jeta e Marie Curie” e Lauren Gunderson që vjen me regji të Armela Demajt, e cila interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

Shfaqja “Zbulimi” e Mçen rikthehet sot në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar me regji të Salsano Rrapit, që interpreton në skenë me partneren e tij Erjona Kakeli si dhe aktoren Flobensa Bezat.

Grupi muzikor rock “Le Rivoltelle” mbajnë sot në orën 19.30 në Teatrin Bylis në Fier një koncert në vigjilje të Festës së Gruas. 

Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “Bazament Art Space” në Tiranë ekspozita “Midis” e artistit Niku Alex Muçaj, ku gërshetohet historia personale dhe reflektimi mbi aspekte shoqërore. 

Orion Shima hedh ‘muzikën’ në telajo, duke krijuar një koncert ngjyrash dhe çastesh të përjetësuara në tablotë e tij. Vijon e hapur deri në 12 mars në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita  personale “Brio” e piktorit të njohur.

Me 50 imazhe të fotoreporterëve nga mbarë bota, pret vizitorët deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv