Hiperaktiviteti tek fëmijët, Alarmi i mjekes neuropediatre: Mos i neglizhoni këto simptoma

E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte neuropediatria Migena Kika, e cila foli për hiperaktivietin e shfaqur tek fëmijët.

”Si fillim dua të them se jo të gjithë fëmijët që janë të lëvizshëm, janë hiperaktiv, pra prindërit duhet të qetësohen” e nisi kështu intervistën mjekja.

”Disa nga çrregullimet që prekin fëmijët e vegjël, ku futet dhe hiperaktiviteti, njihen me emrin shkencor ADHD dhe zakonisht nisin tek fëmijet e vegjël 3 vjeç” tha më pas mjekja.

Migena Kika u ndal dhe në disa nga simptomat që shfaqin fëmijët e vegjël, që kryesisht ndalen tek: mungesa e përqëndrimit, hiperaktiviteti si dhe impulsiviteti.

”Simptomat e hiperaktivitetit vihen re në një periudhë minimum 6 mujore, pra në këtë hark kohor mund të shihet nëse një fëmijë ka çrregullime” theksoi ajo.

Por kur mund të vihet re se një fëmijë është hiperaktiv? Së pari, çdo gjë vihet në që në faza të hershme si psh në kopësht, pra edukatorët janë të parat që e dallojnë, së dyti në fazat e rritjes, dhe së fundmi në pjesën e nxënies në shkollë, ku ka nevojë për një përqëndrim të lartë për të mësuar. Sipas mjekes, diagnozat shfaqen në moshën 3- 6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e diagnostikuar me hiperaktivitet është 7 vjeç.

”Nuk ka një shkak të vërtetuar shkencor, por mendohet se genetika luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, sikurse dhe ushqimet që hanë fëmijët” tha më pas Mirela.

”Është vënë re se djemtë janë më të prekur se vajzat nga hiperaktiviteti, ndërsa dhe për këtë nuk është zbuluar një motiv shkencor” shtoi ajo.

Nëse do shohim statistikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas mjekes, 42 % e fëmijëve nën moshën 8 vjeç shfaqin simptomat e hiperaktivitetit, ndërsa në statistika globale, kjo përqindje është 2 deri në 4 %. Hipotezë e pavërtetuar shkencërisht është dhe përdorimi i sheqerit, por dhe ky fakt nuk është i çertifikuar nga ekspertët, tha në fund të bisedës mjekja neuropediatre.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv