Hipokrizia e Bashës/ U prin turmave, u prek duart dhe u thotë: Ruani shëndetin!

Hipokrizia e Bashës/ U prin turmave, u prek duart dhe u thotë: Ruani shëndetin!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në miting

Evropa po përballet me valën e tretë të Covid, që ka qenë edhe më fatalja. Për të mos shkuar larg. Mjafton rasti i vendit tonë ku infektimet dhe vdekjet njohën shifra të frikshme dy muajt e fundit që prej shpalljes së pandemisë.

Por duket se gjobat dhe shoqërimet në komisariat janë për qytetarët. Fjala që bie: Lulzim Basha jo vetëm që ka mbledhur qindra njerëz në sheshet e Kavajës, Kamzës, Durrësit etj, por mbi të gjitha nuk ka as kartë identiteti te vlefshme. Pra në mos për organizime tubimesh, për mungesën e mjetit të identifikimit meriton të shoqërohet si një qytetar i barabartë me të tjerët.

Pa mandat, pa post publik, pa imunitet dhe i papunë. Me gjasë edhe i pashkollë, por kjo i takon atyre që e kanë akuzuar ndër vite dhe heshtjes së atij vetë që e pason akuzën pa provuar të kundërtën.

Sot, në Gjirokastër kreu i opozitës Lulzim Basha u prit nga mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët i ftoi të respektojnë masat anti-Covid nën thirrjet hipokrite që shoqëron mitingjet e tij prej ditësh. I shoqëruar nga mbesa e Musine Kokalarit, kryedemokrati vizitoi edhe shtëpinë muze të disidentes.

Sipas zyrës së PD madje biznesi artizanal iu ankua për rënie të fuqisë blerëse, Por kryedemokrati tha se ka një plan të detajuar për t’i ardhur në ndihmë.

E në rast të mosmbajtjes së angazhimeve premtoi se nuk do të kërkojë një mandat të dytë qeverisës. Por që ndryshimi të vijë tha se nevojitet bashkimi i shqiptarëve në 25 Prill. Basha u prit edhe nga mbështetës të Partisë Demokratike në Memaliaj e Tepelenë.

Të gjitha këto listime mësipër të aktivitetit të tij në Gjirokastër nuk kanë si qëllim t’ju informojnë në mbrëmje se ç’ka ndodhur në sabah. Por të merrni me mend se çfarë zullumi dhe rreziku ka shkaktuar Lulzim Basha që për pak pushtet që do ta ndajë me Ilir Metën, mbledh turma, u prin, i fërkon e i prek dhe pastaj u thotë: Ruani shëndetin se na duheni në 25 Prill! Dhe kur pa?! Kur qytetarëve s’u lejohet të festojnë datëlindjet me njerëzit që jetojnë në një shtëpi 24 orë, sot “livadhisi” Lulzim Basha me Tritan Shehun nga Memaliaj në kufi me Lazaratin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës