Hipokrizia e madhe/ Basha, Meta dhe Berisha dy qëndrime për marrëveshjen Kosovë-Serbi, në dhjetor 2019 mallkuan mini-shengenin ballkanik, sot e përshëndesin në kor

Krerët e opozitës shqiptare që nga Lulzim Basha tek Ilir Meta kanë përshëndetur dje marrëveshjen e nënshkruar nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, para presidentit amerikan Donald Trump. Pjesë e kësaj marrëveshje, e hartuar dhe nënshkruar nën kujdesin e amerikanëve, është edhe angazhimi i Kosovës për t’iu bashkuar mini-shengenit ballkanik, projekt të cilin, të njëjtën krerë të opozitës shqiptare, jo vetëm e kanë kundërshtuar dhe mallkuar disa muaj më parë, por e kanë denoncuar si skenar për copëtimin e Kosovës. Kur amerikanët u vendosin para krerëve të Kosovës dhe Serbisë projektin e mini-shengenit  ballkanik, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta e konsiderojnë ditë historike dhe shpëtim për Kosovën.

Kur u mbajt në Tiranë, në 21 dhjetor 2019, takimi i radhës i Samitit të Shengenit Ballkanik, me pjesëmarrjen e Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Djukanovic, krerët e opozitës shqiptare, në sinkron me njeri-tjetrin, shpërthyen duke e konsideruar si anti-kombëtare, anti-shqiptare, sabotuese, copëtim të Kosovës etj. Të gjitha akuzat e Bashës, Berishës, Kryemadhit dhe Metës i adresoheshin kryeministrit Edi Rama. Është i njëjti projekt, i pranuar tashmë edhe nga Kosova, por kemi të bëjmë me dy qëndrime të kundërta të opozitës shqiptare, e cila duket qartë se politika e saj nuk ka të bëjë me interesat kombëtare dhe parimet, por vetëm me pushtetin.

Të premten, Lulzim Basha shkroi se “Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë”. Në 22 dhjetor 2019, Lulzim Basha, u shpreh për mini-shengenin, që është pjesë e marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhës, se ku projekt është një sfidë ndaj BE-së.

“Kjo nismë u propozua pas refuzimit të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, sepse lë përshtypjen e krijimit të një blloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europia”, tha Basha.

Duke përshëndetur marrëveshjen, Presidenti Ilir Meta shkroi të premten: “Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë". Në 14 nëntor të 2019, Meta e konsideroi mini-shengenin një nismë të paqartë dhe për të bërë foto. “Unë nuk ndaloj asnjë iniciativë të askujt për t’u takuar, për të diskutuar, për të bërë foto....Nuk e kuptoj një iniciativë rajonale ku nuk konsultohet që në fillim Kosova, Mali i zi dhe vende të tjera të rajonit”, tha Meta.

Ndërkaq, kryetarja e LSI, Monika Krymadhi, shkroi dje: “Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!”.  Në 5 janar 2020, Monika Kyemadhi e konsideroi mini-shengenin si skenar për copëtimin e Kosvës nga Edi Rama dhe Vuçiç. “Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës”, tha Kryemadhi.

Sali Berisha përmes disa postimeve gjatë 24 orët e fundit, e konsideron marrëveshjen si ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndërkaq, në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, Sali Berisha nisi një fushatë të egër kundër mini-shengenit ballkanik, që sot është pjesë e marrëveshjes Prishtinë-Beograd dhe që përshëndetet nga Berisha.

Po çfarë parashikon mini-shengeni ballkanik? Projekti parashikon 9 pika bashkëpunimi dhe dakordësimi me vendeve të Ballkanit, që nga përkushtimi për reforma dhe arritja e standardeve evropiane, bashkëpunim ekonomik, krijimin e një zonje ekonomike rajonale, lehtësim i kontakte mes njerëzve, luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar etj.

Qëndrimi i Berishës për minishengenin në 31 dhjetor 2019

Qëndrimi i djeshëm i Sali Berishës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, ku përfshihet edhe minishegeni

Qëndrimi i Lulzim Bashës në 22 dhjetor 2019 për mini-shengenin

Qëndrimi i Lulzim Bashës dje për marrëveshjen Kosovë-Serbi firmosur në Shtëpinë e Bardhë, ku përfshihet edhe minishengeni Ballkanik

 

Qëndrimi i Ilir Metës dje për marrëveshjen Kosovë-Serbi firmosur në Shtëpinë e Bardhë, ku përfshihet edhe minishengeni Ballkanik

Qëndrimi i Monka Kryemadhit dje për marrëveshjen Kosovë-Serbi firmosur në Shtëpinë e Bardhë, ku përfshihet edhe minishengeni Ballkanik

 

Qëndrimi i Monika Kryemadhit në 5 janar 2020 për mini-shengenin

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scorpions: 06/09/2020 08:45

    Politikane varikarsa. Sa here e hapin jashteqitjen e siperme keta i bejne nder Ramsey-t. Keta shkerdhata duhen zhduk.

    Përgjigju
  • Erik: 06/09/2020 07:52

    Plehra gjakprishur. Gjithe jeten e tyre politike kane ndare vec shqiptaret dhe kane mbush xhepat e tyre. Jane te pafytyre, s’e kane per gje te lepijne aty ku kane peshtyre.

    Përgjigju
  • minigenjeshtra: 06/09/2020 02:45

    po kush tha se pelqejne minishegen....as e kan thne as do e thone. marveshja nje gje...se ka 16 pika...nje nga keto eshte perqasja me minishegen

    Përgjigju
  • Noli: 05/09/2020 23:49

    Burra legene

    Përgjigju
  • Cubi: 05/09/2020 21:00

    Eshte e pamundur qe kur shikon keto fytyra te mos prishesh fjalorin. Sa te degjeneruar??????????????????????? Edhe ne qenef te shkoj Rama keta keta thon pse shkoi.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Genti: 05/09/2020 20:17

    Ja kta te dy genjejn vrasin shpikun dhe shikon per nje shekull ter ne shqiprie? Se i treti

    Përgjigju
  • sandr: 05/09/2020 19:10

    jo se ca po bejn keta po ata vodhen vran tradhtuan i kan duart me gjak

    Përgjigju
  • Une E dija: 05/09/2020 17:20

    Se lipa ven bakge dhe po e shkele ndahet ne dysh... por shoh se bajga eshte ndare ne tresh...

    Përgjigju
  • populli: 05/09/2020 16:17

    Sot njofti qeni te zotin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja