Hiqej si pacient dhe u vidhte të sëmurëve në urgjencën e QSUT sendet me vlerë, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet 1 mln lekë

Hiqej si pacient dhe u vidhte të sëmurëve në urgjencën e QSUT sendet me vlerë, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet 1 mln lekë

Foto nga vjedhjet

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës. Në pranga përfundoi Arion Gjergo, i cili hiqej si  pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.

Arion Gjergo 38 vjeç, ka qenë i dënuar edhe më parë për "Vjedhje", ndërsa në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar 1 milion lekë , një orë dore dhe një çakmak.

38-vjeçari u arrestua në flagrancë duke vjedhur një shumë parash në automjetin në pronësi të shtetasit R. Rr., në ambientet e spitalit QSUT, i cili kishte shkuar për vizitë mjekësore. Arion Gjergo është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura kohët e fundit, në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik