TIRANE- Çarmatosen të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur të drejtë për të mbajtur armë, përfshirë këtu edhe deputetët. ligji i ri për armët ka hyrë në fuqi dhe tani më të gjithë deputetët e Kuvendit që më parë kanë mbajtur armë duhet ta dorëzojnë pasi nuk i lejohet më. Drafti i propozuar nga qeveria dhe i miratuar në Kuvend në datën 10 korrik dhe i botuar dje në Fletoren Zyrtare parashikon kriteret për pajisjen me armë. Ky ligj parashikon që të ndryshojë të gjithë e lejimit të posedimit të armëve të zyrtarëve të lartë të cilët më ligjin ekzistues kanë të drejtë që të kenë në përdorim armë zjarri.