Të gjithë ata persona që kanë një pasaportë diplomatike do të mund të udhëtojnë drejtë Tunizisë pa vizë. Ky është një ndër vendimet që është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë krahas vendimeve të tjera.

Qeveria vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Tunizisë, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, shkruhet  në faqen e kryeministrisë.

 

vizat
  (Njoftimi në faqen zyrtare të Kryeministrisë)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com