Hiqen vizat me Ukrainën, Bushati
e Klimkin firmosin marrëveshjen

Hiqen vizat me Ukrainën, Bushati<br />e Klimkin firmosin marrëveshjen
Qyetarët e Shqipërisë dhe ata të Ukrainës do të udhëtojnë në dy vendet respektive pa viza. Marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve është firmosur sot nga dy ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Pavlo Klimkin. 

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë, Bushati dhe Klimkin vlerësuan se heqja e vizave do të ketë një impakt të rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të kontakteve mes qytetarëve, por dhe në intensifikimin e komunikimit mes biznesmenëve. 

Bushati dhe Klimkin diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Palët shkëmbyen mendime mbi fushat e bashkëpunimit me fokus të veçantë në forcimin e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit mes dy vendeve tona.
Duke u ndalur në zhvillimet në Ukrainë, ministri Bushati shprehu në emër të qeverisë shqiptare mbështetjen për integritetin dhe sovranitetin territorial të saj mbështetur në përkushtimin e qytetarëve të Ukrainës për liri.

Dy Ministrat vlerësuan kontributin e diasporës shqiptare që jeton dhe punon në Ukrainë si dhe rolin e saj ne forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se duhet të intensifikohen kontaktet mes dy Ministrive të Jashtme me fokusin e veçantë bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale.

Nga ana e tij,  ministri Klimkin shprehu mirënjohjen për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Ukrainës, për mbështetjen e vazhdueshme mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, si dhe në kontributin aktiv që ka dhënë Shqipëria si pjesë e komunitetit të vlerave në këtë drejtim. Ministri Klimkin, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve ndau mendimin mbi nevojën për intensifikimin dhe  zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë si turizmi, arsimi, shkenca, bashkëpunimi universitar dhe kultura.


[gallery]19487[/gallery]
Foto EPA

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social