Hiqet skela mbrojtëse para Kryeministrisë pak orë para protestës (FOTO)

Hiqet skela mbrojtëse para Kryeministrisë pak orë para protestës (FOTO)

Nesër opozita do të zhvillojë protestën para Kryeministrisë, ndërsa pak orë para tubimit është hequr skela mbrojtëse para selisë së qeverisë.

Në cdo tubim është vendosur skela mbrojtëse për të mbuluar hyrjen e godinës, ndërsa nesër do të jetë ndryshe, ajo do të jetë si në cdo ditë të zakonshme.

Në protestën e 16 shkurtit hyrja e godinës u dogj. Ndërkohë që nesër, ashtu si edhe në protestën e një muaji më parë, Rama nuk do të jetë në zyrë, por në qarkun e Beratit në kuadër të turit 'Bashkia që Duam'.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se protesta e nesërme do të jetë historike dhe vendimtare për t'i dhënë sipas tyre, goditjen finale Ramës për ta rrëzuar nga pushteti, por nuk dihet skenari.

Hyrja ne seline e qeverise

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë