HISTORI – Arkivat e Jusupovit, një prej vrasësve të Rasputinit, rikthehen në Rusi
SHËN-PETERSBURG, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Arkivat e princave Jusupov, mes të cilëve një prej më të njohurve mori pjesë në vrasjen e Rasputinit, i preferuari i familjes perandorake ruse, u dërguan sot zyrtarisht në Rusi, pasi ishin blerë në ankand në Paris nga një miliarder rus. Pas kësaj blerjeje në nëntor të vitit 2014, miliarderi […]
SHËN-PETERSBURG, 13 shkurt /ATSH-AFP/ - Arkivat e princave Jusupov, mes të cilëve një prej më të njohurve mori pjesë në vrasjen e Rasputinit, i preferuari i familjes perandorake ruse, u dërguan sot zyrtarisht në Rusi, pasi ishin blerë në ankand në Paris nga një miliarder rus.
Pas kësaj blerjeje në nëntor të vitit 2014, miliarderi rus, Viktor Vekselberg i ofroi Arkivit Shtetëror të Shën-Petersburgut dokumentet e çmuara, që përfshinin veçanërisht 119 foto, letra dhe 20 objekte personale që i përkisnin familjes Iussupov, një prej më të njohurave të perandorisë ruse dhe të afërta të Romanovëve, emri i dinastisë së fundit të carëve.
"Ky është një koleksion unik dhe shumë interesant për historianët, specialistët dhe koleksionistët", konfirmoi Serguei Narychkine, presidenti i Duma-s (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus), me rastin e inaugurimit të një ekspozite kushtuar këtyre arkivave në muzeun Faberge në Shën-Petersburg.
Të gjitha këto objekte ishin gjetur në ish-apartamentin e princave Jusupov në Paris, ku ata kishin emigruar pas revolucionit bolshevik.
Pjesa më e madhe i përkiste Felix Jusupov, i njohur veçanërisht për pjesëmarrjen në vrasjen e Rasputinit dhe bashkëshortes së tij, princeshës Irina Iussupova, e cila ishte mbesa e perandorit të fundit të Rusisë.
Mes objekteve të koleksionit, gjendej gjithashtu një libër lutjesh i perandoreshës, Maria Fiodorovna, mamaja e carit të fundit, Nicolas II.
Ky libër i vogël në anglisht, me fletë të verdha, përmbante shënime të shkruara nga vetë Maria Fiodorovna.
Mes faqeve të veprës, zbuloje lule të thara, që ishin ruajtur për mrekulli", tregojnë organizatorët e ekspozitës.
Në këtë ekspozitë janë shfaqur gjithashtu objekte që i përkisnin familjes së carit të fundit, veçanërisht një orë e prodhuar për kurorëzimin e saj dhe butona këmishash, mes të cilave një palë i përkisnin djalit të saj, princit të madh Alexis, ekzekutuar në vitin 1918 në moshën 13-vjeçare, me gjithë familjen perandorake, pas ardhjes në pushtet të bolshevikëve.
"Disa objekte dëshmojnë ngjarjet tragjike të historisë tonë", theksoi Vekselberg./
/ec/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39