Historia befasuese/Luan tek 
Arsenal,por mamanë e lë në kontenier

Historia befasuese/Luan tek <br />Arsenal,por mamanë e lë në kontenier<br>
Mund të jesh futbollist i mirë, të luash në një prej skuadrave më prestigjoze në botë, por kjo nuk do të thotë të jesh i mirë me familjarët. Ainsley Maitland-Niles, 20 vjeç, luan si mbrojtës krahu tek Arsenal dhe fiton mbi 30 mijë euro në javë.

Ndërsa mamaja e tij jeton në rrugë dhe duhet të durojë temperaturat e ulëta, teksa fle në një kontnieer tre metra katrorë. Këtë e raporton anglezja “The Sun”.
Maitland-Niles jeton me vëllain e tij, Cordi, 23 vjeç, në një apartament 800 mijë euro, ndërsa mamaja e tyre është trokë. Niles tregon se ajo ka tre muaj që jeton në një kontenier të ftohtë, pa tapet, dritare apo tualet.

Tre vite më parë gjithçka ishte në rregull. Niles debutoi në moshën 17-vjeçare tek Arsenal dhe atëherë ka falënderuar Zotin dhe mamanë e tij për atë arritje. Por pas një sherri të saj në qendrën stërvitore të Arsenal me disa punëtorë të klubit, gjërat kanë shkuar për keq. Ajo ka ndërhyrë më shumë se sa duhet në karrierën e tij, diçka që nuk i pëlqeu lojtarit. Megjithatë, djaloshi nuk po tregohet aspak human me nënën e tij, pavarësisht se ajo mund të ketë gabuar. Në rrjetet sociale më shumë kritika ka marrë futbollisti.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron